Sport

Nuk ka “FIFA Best Player”, koronavirusi anulon çmimin e lojtarit më të mirë

13 Maj 2020, 15:03 Nga DOSJA
Nuk ka “FIFA Best Player”, koronavirusi anulon çmimin e

NYON-Ditën e sotme FIFA ka vendosur të anulojë ceremoninë e dhënies së çmimeve të më të mirëve të këtij edicioni. Organi më i lartë qeverisës i futbollit nuk e sheh të arsyeshme të zgjidhen më të mirët e një sezoni të tillë, ku disa prej kampionateve janë mbyllur dhe të tjerë janë në dyshim. Sezoni 2019-2020 nuk do të shpallë më të mirët dhe Leo Mesi do të vazhdojë të jetë mbajtësi në fuqi i çmimit “FIFA Best Player”.

Ky është një nga eventet e shumta që ky organ ka anuluar, teksa e vetmja, që pritet të shpëtojë do të jetë Kupa e Botës për klube, e parashikuar të luhet në muajin dhjetor në Arabinë Saudite.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë me eventet e UEFA-s, që çdo vit në ceremoninë e shortit të Champions League në muajin gusht, jep edhe çmimin e lojtarit më të mirë në Europë. Gjithashtu, do të duhet të presim për të mësuar fatin e ceremonisë së “Topit të Artë”, të organizuar çdo vit nga revista e famshme “France Football”.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa best player messi fifa best player messi

Sondazh

Poll