Sport

Tirana “all in” në kohë koronavirusi, bardheblutë piketojnë yllin e Skënderbeut dhe Teutës për Kupat e Europës

13 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
Tirana “all in” në kohë koronavirusi, bardheblutë

TIRANË-Tirana duhet të mendojë me patjetër për të ardhmen. Bardheblutë do të përballen me një realitet të vështirë sepse 13 lojtarëve i përfundon kontrata këtë vit. Vetëm Ismajlgeci,Cale, Dunga, Muci Halili dhe Celhaka janë të paprekshmit. E në këtë mënyrë bardheblutë duhet të përforcohen me patjetër nëse duan të jenë kompetitiv në Kupat e Europës. Bardheblutë kanë një fiksim të vjetër, ai quhet Bruno Dita, futbollist i cili aktivizohet me Skënderbeun.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili mësohet se i bëri një ofertë Ardjan Takajt për lojtarin që ta merrte te Tirana, ofertë që me sa duket, vazhdon të jetë në fuqi prej janarit. Atëherë nuk pati diskutime të drejtpërdrejta, por te Tirana kanë pritur që Dita të bëhej i gjallë dhe të kishte një marrëveshje, sepse kështu ai kishte premtuar. Kryeqytetasit e mbyllën merkaton pa lojtarin që shpresonin të afronin edhe pse e kanë dëshiruar deri sekondën e fundit të 31 janarit.

Dimri kaloi dhe tani është prag Europe. Dita është një nga qëllimet e Tiranës. Nëse lojtari del futbollist i lirë, do të vishet bardheblu dhe kjo do të ishte diçka fantastike për Tiranën. Mësohet se ai ia ka bërë të qartë Tiranës se në fillim duhet të ndahet me korçarët, por që ta bëjë një gjë të tillë duhet të marrë pagesat e prapambetura dhe nuk do të ndahet me hatërmbetje nga të tjerët.

Veç Ditës, Tirana po hedh sytë nga merkatoja vendëse, me Kallakun që mund të jetë pjesë e saj. Jo vetëm kaq. Synime janë edhe Krasniqi i Skënderbeut dhe lojtarë të tjerë të Superiores.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bruno dita kallaku tirana bruno dita kallaku tirana

Sondazh

Poll