Sport

Federata duhet të bindë të “pabindurit”, Duka takon presidentët e Kategorisë Superiore

13 Maj 2020, 09:09 Nga DOSJA
Federata duhet të bindë të “pabindurit”, Duka takon

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë sot një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore, për të diskutuar për rifillimin e Superiores. Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor, që është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj. Sot presidentët kanë mundësinë të flasin përballë me të dhe të vënë pikat mbi “i”. Gjithashtu data e rifillimit të kampionatit është një temë me rëndësi, sikurse edhe formati i Kupës së Shqipërisë, nëse do ndryshojë, apo do të “digjet” për këtë sezon dhe kampionati të ketë përparësi, sikurse edhe UEFA u ka sugjeruar të gjitha federatave.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka superliga shqiptare takim me presidentet e superiores duka superliga shqiptare takim me presidentet e superiores

Sondazh

Poll