Sport

Befason presidenti i Partizanit: Rifillimi i kampionatit në datën 3 qershor? Unë doja…

13 Maj 2020, 10:26 Nga DOSJA
Befason presidenti i Partizanit: Rifillimi i kampionatit në datën 3

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, zhvilloi një takim me presidentët e klubeve të Superiores përsa i përket rifillimit të kampionatit. Tani situata po bëhet e vështirë pasi fillimisht administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi refuzoi që kampionati të rifillojë ndërsa në mbledhjen e fundit, presidenti i klubit të Partizanit, Gazmend Demi tregoi se edhe ai është kundër, duke u shprehur se kampionati ynë nuk i ka kushtet e duhura.

“Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete. UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. Por UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, u shpreh Demi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf gaz demi superliga shqiptare fshf gaz demi superliga shqiptare

Sondazh

Poll