Sport

Chelsea dhe Federata angleze në “luftë” me FIFA-n, shkak bëhet dënimi i klubit anglez

13 Maj 2020, 14:55 Nga DOSJA
Chelsea dhe Federata angleze në “luftë” me FIFA-n, shkak

ANGLI-Federata e Futbollit të Anglisë  ka ngritur një padi ndaj FIFA-s lidhur me dënimin që i ishte dhënë Chelseat,duke mos e lejuar skuadrën londineze të transferojë lojtarë në dy sesionet e merkatos. Pasi Chelsea arriti suksesshëm ta përgjysmojë dënimin e vendosur nga FIFA, Federata e Futbollit do të vazhdojë betejën ligjore kundër FIFA-s pasi seanca gjyqësore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv është vendosur më 26 qershor.

Ekipi i Chelsea-s dhe Federata e Futbollit ishin gjobitur nga FIFA për shkeljen e të drejtave lidhur  me transferimet dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeç.

FIFA ia kishte dhënë Federatës së Futbollit të Anglisë gjashtë muaj kohë për ta adresuar problemin lidhur me këto shkelje, ndërsa Federata angleze ja kishte bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë betejën ligjore, pasi dëshiron t’i adresojë të gjitha problemet e përmendura në këtë rast.

Tani seanca gjyqësore do të zhvillohet përmes një video-konference ose përmes deklarimeve të shkruara.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea federata angleze fifa chelsea federata angleze fifa

Sondazh

Poll