Sport

FOTO/Në Serbi vazhdon të djegë humbja ndaj Zvicrës, “Xhaka provokon sërish: Shqipëria – Serbia 2:1”, portalet serbe

13 Maj 2020, 08:35 Nga DOSJA

SERBI-Në Serbi vazhdojnë të kujtojnë me dhimbje atë humbje që Serbia pësoi ndaj Zvicrës, në Botërorin e vitit 2018. Dhimbja është dyfish sepse dy golat e helvetëve u shënuan nga dy shqiptarë si Xhaka dhe Shaqiri të cilët festuan me shqiponjë. “Xhaka provokon sërish: Shqipëria – Serbia 2:1”.

Ky është titulli i shkrimit në sajtin e njohur serb, “b92.net”, lidhur me një postim në “Instagram” ku është etiketuar futbollisti i Arsenalit. Në të njëjtën frymë kanë shkruar edhe media tjera serbe si “blic.rs”, “alo.rs” e disa të tjera.

“Shqiptari me video të turpshme ua dërgon gishtin e mesëm serbëve”, ka shkruar “alo.rs”. Portalet serbe kanë ngatërruar diçka sepse një postim i tillë nuk është postuar nga Granit Xhaka por nga nja fans i tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti shqiptar portalet serbe xhaka futbollisti shqiptar portalet serbe xhaka

Sondazh

Poll