Sport

FOTO/Çfarë po ndodh me David Beckham? Ish-futbollisti del në publik dhe tregon sëmundjen e tij

12 Maj 2020, 20:17 Nga DOSJA

ANGLI-Rënia e flokëve është një problem për shumë meshkuj. Është gjithashtu edhe për një simbol seksi si David Beckham, një ish-futbollist që është konsideruar ndër meshkujt me tërheqës në botë. Ish-“ylli” i Manchester United dhe Real Madridit, me një të kaluar edhe në Serinë A me fanellën e Milanit, është fotografuar nga paparacët në Cotsëolds me rroba të thjeshta dhe, mbi të gjitha, me flokë të dukshëm të rrallë. Edhe “Spice Boy” duket se po i thotë lamtumirë flokëve të dendura.

Fotografitë e publikuara në “Daily Mail” janë të qarta: Beckham është pothuajse tullac. Që në vitin 2018 është folur për një transplant. Siç thekson tabloidi anglez, përveç kësaj, ish-futbollisti në javët e fundit është parë rrallë pa një nga kapelet e tij të preferuara që i mbulonte flokët. “Daily Mail” ka publikuar fotografi në rrjetet sociale ku dallohet qartë diferenca në dendësinë e flokëve brenda pak kohësh.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beckham david beckham ish-kapiteni i anglise beckham david beckham ish-kapiteni i anglise

Sondazh

Poll