Sport

“Reali e shkatërroi Bayernin 4-0, sepse lojtarët e tradhtuan Guardiolën”

12 Maj 2020, 19:52 Nga DOSJA
“Reali e shkatërroi Bayernin 4-0, sepse lojtarët e tradhtuan

E mbani mend kur Real Madridi mposhti Bayernin e Pep Guardiolës 4-0 në Champions League para katër vitesh? Një humbje që djeg shumë në kampin bavarez, por ish-ndihmësi i spanjollit, Domenec Torrent, ka treguar se faji ishte i futbollistëve për atë rezultat.

“Ideja e Guardiolës në ndeshjet ndaj Realit ishte të ruanim qetësinë, të shikonim taktikat e kundërshtarit dhe të hidheshim në sulm. Disa lojtarë donin që të sulmonim direkt dhe të hidheshim në sulm dhe nisën gabimet. Gabuam në mbrojtje dhe në gjithë fushën”.

“Mbase me idetë e Pepit mund të humbisnim sërish 4-0 ose 5-0, por ku i dihet”, – tha ai për revistën gjermane “Kicker”. Një moment që ndoshti vendosi dhe të ardhmen e spanjollit në krye të stolit të legjendarëve të Gjermanisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern guardiola real madrid bayern guardiola real madrid

Sondazh

Poll