Sport

Barcelona me president të ri, premtohet rikthimi i Pep Guardiolës!

12 Maj 2020, 17:22 Nga DOSJA
Barcelona me president të ri, premtohet rikthimi i Pep Guardiolës!

Joan Laporta ka dhënë një lajm të madh për tifozët e Barcelonës. Ai ka thënë se jo vetëm që do të kandidojë për t’u bërë sërish president i klubit katalanas, por se synon ta kthejë Pep Guardiolën.

“Do të më pëlqente që të kthehej, por është një vendim që duhet ta marrë ai. Është një pikë referimi për Barcelonën dhe shumë katalans do të donin që të ishte përsëri trajner i skuadrës së tyre”, ka deklaruar Laporta.

“Do të flas në kohën e duhur për njeriun që do të duam të marrë drejtimin e skuadrës në vitin 2021”, ka shtuar Laporta. Kaq duhej dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona gara laporta barcelona gara laporta

Sondazh

Poll