Sport

Idrizi: Alibeaj vodhi votat e Ekrem Spahisë për 50 mijë lekë, vetëm federata jonë ka politikanë brenda

12 Maj 2020, 18:46 Nga DOSJA
Idrizi: Alibeaj vodhi votat e Ekrem Spahisë për 50 mijë

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, nuk i ka mirëpritur ndryshimet juridike të prezantuara nga Enkelejd Alibeaj në Asamblenë e djeshme të FSHF. Sipas tij, ish-Ministri i Drejtësisë ka vjedhur vota për të marrë thjesht një rrogë 50 mijë lekë të reja në FSHF.

“Sapo mbaroi mbledhja e asamblesë, më telefonoi Andi Lila. Ishte shumë i mërzitur me reagimin e shëmtuar të Enkelejd Alibeajt. Të gjithë ishin ‘pro’ atyre që u miratuan, i vetmi kundër isha unë. Alibeaj hyri në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së duke vjedhur votat e Ekrem Spahisë. Ai vjen për 500 mijë lekë aty”, ka deklaruar Idrizi.

“I thashë Andit: ‘Po të kërkoni zgjidhje nga Alibeaj e kompani, e keni të kotë. Nuk ka Shqipëria jurist, që të vijë Alibeaj nga politika?’ Jemi i vetmi vend në botë që në FSHF ke njerëz nga politika”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alibeaj fshf idrizi alibeaj fshf idrizi

Sondazh

Poll