Sport

“Arsyeja pse Coutinho dështon si futbollist është vetëm një: Leo Messi”

12 Maj 2020, 20:12 Nga DOSJA
“Arsyeja pse Coutinho dështon si futbollist është

Ronald de Boer mendon se arsyeja kryesore e dështimit të Philippe Coutinho te Barcelona është Leo Messi. Në janarin e vitit 2018 ai la Liverpool-in për t’u transferuar në “Camp Nou”, por e gjitha rezultoi dështim.

“Unë mendoj se Coutinho ishte Messi i Liverpool-it, çdo aksion kalonte nga këmbët e tij. Ai mund të punonte më pak, siç bën Messi me Barcelonën. Skuadra nuk mund t’i përballojë dot dy lojtarë të tillë, kaq të ngjashëm”, ka deklaruar ish-lojtari i katalanasve.

“Është vetëm një lojtar që mund ta bëjë këtë dhe ai është Messi. Unë mendoj se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm, por i papërshtatshëm për Barçën. Mendoj se është fat i keq që Messi e mbulon atë rol dhe duhet të gjesh një pozicion tjetër që nuk të përshtatet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coutinho de boer messi coutinho de boer messi

Sondazh

Poll