Bota

Trupat ushtarake në Venezuelë, Trump: Rusia duhet të dalë jashtë prej aty

28 Mars 2019, 15:33 Nga DOSJA
Trupat ushtarake në Venezuelë, Trump: Rusia duhet të dalë

VENEZUELË- Një javë pasi Rusia dërgoi 100 trupa ushtarake në Caracas, SHBA e sheh me shqetësim këtë veprim të Kremlinit zyrtar.

Pas një takimi që pati me Fabiana Rosalen, bashkëshorten e presidentit Juan Guaido, Trump tha se “Rusia duhet të dalë jashtë prej aty.”

Edhe Mike Pence, zv.presidenti amerikan, tha se prezenca ruse në Venezuelë është provokim.

Por, nga ana tjetër, Moska e hodhi poshtë këtë kërkesë nga presidenti amerikan. Kremlini e quajti këtë “përzierje në çështjet e brendshme të dy vendeve”.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sacharova, vendosja e ushtarëve në Venezuelë është pjesë e një marrëveshjeje mes dy vendeve për bashkëpunimin ushtarak.

Ajo është “në përputhje të plotë” me kushtetutën venezuelane.

Venezuela rrezikon të kthehet në “Sirinë” e ardhshme për marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë.

Presidenti Nikolas Maduro qëndron në detyrë megjithëse Juan Guaido, lider i opozitës është vetëshpallur president i përkohshëm.

SHBA dhe 50 vende mbështesin Guaidon, ndërsa Rusia dhe Kina mbështesin Maduro.

SHBA ka nisur një valë masash për të larguar Maduron nga froni, dhe pritet që sanksionet të bëhen edhe të më ashpra.

Sakaq, popullsia venezuelane po braktis masivisht vendin. Më shumë se 3 milionë venezuelanë janë larguar ndërkohë nga vendi që prej nisjes së përplasjes civile.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump nikolas maduro perplasja rusi shba vladimir putin donald trump nikolas maduro perplasja rusi shba vladimir putin

Sondazh

Poll