Bota

1 miliard paund investim, Londra prezanton stadiumin më modern të globit (Foto)

28 Mars 2019, 08:50 Nga DOSJA
1 miliard paund investim, Londra prezanton stadiumin më modern të

LONDËR– Tashmë pritja për tifozët dhe futbollistët kanë mbaruar. Stadiumi më modern i globit është gati që ditën e dielë të mirëpresë, këdo që dëshiron të mahnitet me luksin e tij. Ekipi i Tottenham Hotspurs prezantuan në një video në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku tregohet puna dhe investimi kolosal prej 1 miliard paundësh në këtë stadium.

Londra nisi punimet e këtij stadium që në vitin 2016 dhe përfundoi vetëm në mesin e këtij muaji. Impianti i ri ka një kapacitet prej 62 mijë vendesh, ndërsa në testin e parë, këtë të dielë do të jenë të pranishëm 30 mijë tifozë.

Më pas stadium modern do të mbushet sërish në ndeshjen e legjendave mes Spurs dhe Inter, në praninë e 45 mijë vetëve. Ndërkohë ndeshja që do ta ndezë këtë investim kolosal do të jetë ndaj Crystal Palace në 3 prill, atëherë kur Tottenham shpreson të triumfojë në premierën e stadiumit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota crystal palace invetim 1 miliarde paund londer stadium luksoz stadiumi ne londer tottenham hotspurs crystal palace invetim 1 miliarde paund londer stadium luksoz stadiumi ne londer tottenham hotspurs

Sondazh

Poll