Bota

Polici 74 vjeçar kap me vrap dhe arreston të dyshuarin 45 vite më të ri

28 Mars 2019, 15:31 Nga DOSJA
Polici 74 vjeçar kap me vrap dhe arreston të dyshuarin 45 vite

Një polic 74-vjeçar arrestoi një të dyshuar 45 vjeç më të ri se vetja pasi e kishte ndjekur në këmbë.

Keith Smith u vlerësua nga kolegët e ‘Essex Police’ pasi kishte vrapuar nëpër kopshte për të kapur 29-vjeçarin.

Njësia e forcave rrugore tha në Twitter se incidenti ndodhi pasi një automjet nuk arriti të ndalonte për Z. Smith në Benfleet të martën.

Pavarësisht se ishte 74 vjeç, ai jo vetëm që iu vendos pas me makinë, por në një ndjekje në këmbë për të arrestuar të dyshuarit në kopshtet e një shtëpie aty pranë.”

Shefi i Shërbimit në Essex, BJ Harrington e përshkroi z. Smith si një ‘frymëzim për të gjithë’.

 Njeriu i arrestuar është akuzuar për ngarje pa patentë, ngarje pa siguriacion dhe mos bindje ndaj efektivit të policisë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 74 vjeçari polic ndekje polic qarkullim pa patente 74 vjeçari polic ndekje polic qarkullim pa patente

Sondazh

Poll