Bota

Zbulimi i çuditshëm, njihuni me gruan që nuk ndjen dhimbje

28 Mars 2019, 15:14 Nga DOSJA
Zbulimi i çuditshëm, njihuni me gruan që nuk ndjen dhimbje

Ajo nuk ndjen aspak dhimbje, as frikë e as shqetësime. Deri në moshën 65-vjeçare ajo e kuptoi se ishte ndryshe, kur mjekët kuptuan se ajo nuk kishte nevojë për mjekime kur lëndohej apo kur duhej të kryente një operacion të vështirë.

Kur ajo nuk ndjeu asgjë, anestezisti i saj, Dr Devjit Srivastava e dërgoi rastin e saj në University College London dhe Oxford University. Pas testeve, ata arritën të kuptonin se ajo nuk kishte nevojë për anestezi, pasi ajo nuk ndjen dhimbje.

Rasti i Jo është temë e një dokumenti të botuar në British Journal of Anesthesia, shkruar nga Dr Srivastava dhe Dr James Cox, për BBC.

Dr Cox u shpreh se: “Njerëzit me ndjeshmëri të rrallë ndaj dhimbjes mund të jenë të vlefshëm për hulumtimet mjekësore kur mësojmë se si ndikojnë gjenetika e tyre në dhimbjen që përjetojnë. Ne shpresojmë që me kalimin e kohës, gjetjet tona mund të kontribuojnë në hulumtimin klinik për dhimbjen dhe ankthin postoperativ dhe dhimbjet potencialisht kronike.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gruaja qe nuk ndjen dhimbje jo cameron gruaja qe nuk ndjen dhimbje jo cameron

Sondazh

Poll