Bota

Itali/ Përdhunuan 19- vjeçaren amerikane, ministri i brendshëm Salvini kërkon ‘tredhje’ të tre italianëve

28 Mars 2019, 11:58 Nga DOSJA
Itali/ Përdhunuan 19- vjeçaren amerikane, ministri i brendshëm

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka bërë thirrje për tre të rinjtë që  përdhunuan një të ri amerikan në Sicili, ai habiti me deklaratën e tij kur kërkonte që përdhunuesit duhet të dënohen me tredhje.

Tre të rinjtë janë arrestuar për përdhunimin e 19-vjeçares, e cila ishte duke punuar si babysitter në Catania, në bregun lindor të Sicilisë. Ata e takuan atë në një bar në Sicili në datën 15 mars, e ftuan për një pije dhe më pas e morën në makinë dhe e përdhunuan, duke e filmuar abuzimin.

“Për djemtë që përdhunuan turisten amerikane në Katania, dënim me tredhje, ” -shkruan Salvini në llogarinë e tij në Twitter.

Ata janë Roberto Mirabella, 20 vjeç, Agatino Spampinato, 19 vjeç dhe Salvatore Castrogiovanni, 19, por të tre djemtë e mohuan abuzimin, raporton The Telegraph. 

Ajo do të duhet ose të kthehet në Itali për gjyqin e sulmuesve të saj të dyshuar ose të japë dëshmi nga SHBA-ja, është shprehur avokati i viktimës.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota matteo salvini perdhunimi ne 15 mars matteo salvini perdhunimi ne 15 mars

Sondazh

Poll