Bota

Hedhje me parashutë për ditëlindje, 18-vjeçarja filmohet teksa fluturon drejt vdekjes (Video)

28 Mars 2019, 10:02 Nga DOSJA
Hedhje me parashutë për ditëlindje, 18-vjeçarja filmohet

MEKSIKË– Një 18-vjeçare vendosi që për të festuar ditëlindjen e saj, do të hidhej me parashutë nga 1300 metra lartësi. Së bashku me instruktorin e saj, Mauricio Gutierrez Castillo, 34 vjeç, Vanessa Ivonne Melendez Cardenas, u hodhën drejt vdekjes pasi parashuta e tyre nuk u hap.

Fluturimi i festimit të ditëlindjes përfundoi në tragjedi, teksa vetëm pak orë më pas autoritetet gjetën trupat e adoleshentes dhe instruktorit në një fushë bari. Ndërkohë që momenti tragjik është filmuar dhe shihet teksa trupat fluturojnë nga qielli dhe bien në tokë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Tequesquitengo, në Morelos, Meksikë. Kompania meksikane që organizoi hedhjen nuk pranon që rënia fatale ishte aksident i shkaktuar nga parashuta. Jorge Gaitan, drejtori i Albatros Parachuting, këmbëngul se ishte shkaktuar nga një prej dy viktimave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hedhje me parashute mauricio gutierrez castillo meksike parashute vanessa ivonne melendez cardenas vdes 18 vjecarja hedhje me parashute mauricio gutierrez castillo meksike parashute vanessa ivonne melendez cardenas vdes 18 vjecarja

Sondazh

Poll