Bota

PE diskuton për Kosovën, komisioneri Avramopulos: Kosovarët meritojnë liberalizimin

28 Mars 2019, 08:40 Nga DOSJA
PE diskuton për Kosovën, komisioneri Avramopulos: Kosovarët

BRUKSEL- Komisioneri për Migrim në Parlamentin Evropian, Dimitris Avramopulos, ka bërë të ditur se dje është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e kosovës. Përmes një deklarate, ai thotë se ndihet mirë që Parlamenti Europian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë, por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, shkruan në rrjetet sociale Avramopulos.

Interoperability is the most effective way to fight fragmentation of effort, close information gaps and address the risks of terrorists and serious criminals crossing our borders undetected. This is the EU at its best. #SecurityUnion #EPlenary https://t.co/AAwDLluP3t pic.twitter.com/Am2gauw6kz

— DimitrisAvramopoulos (@Avramopoulos) March 27, 2019

Siç shkruan komisioneri për Migrimin, kjo është arsyeja pse është propozuar heqja e aplikimit për viza për qytetarët e Kosovës, në kuptimin se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti dhe Këshilli, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe duke forcuar luftimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Avramopulos theksoi gjithashtu se ka një numër shtetesh anëtare të BE-së, të cilat kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve të migrimit që paraqesin qytetarët e Kosovës.

Kosova është i vetmi partner i Ballkanit Perëndimor që nuk përfiton nga një marrëveshje e lehtësimit për viza dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian, ka përsëritur Komisioneri për Migrim Dimitris Avramopulos.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dimitri aavramopulos heqja e vizave liberalizimi i vizave per kosoven parlamenti evropian dimitri aavramopulos heqja e vizave liberalizimi i vizave per kosoven parlamenti evropian

Sondazh

Poll