Bota

SHBA/Si mashtroi 26-vjeçarja bankat, duke u hequr si miliardere

28 Mars 2019, 08:41 Nga DOSJA
SHBA/Si mashtroi 26-vjeçarja bankat, duke u hequr si miliardere

Anna Sorokin ka mashtruar njerëzit, dhe është futur në shtresat më të larta të shoqërisë duke u hequr si vajza e një manjati rus. Pamja e saj tipike ruse, dhe veshjet e luksit kanë bërë që miqt e saj t’i besojnë verbërisht. Madje ajo i ka lënë një ‘peshqesh’ prej 62 mijë dollarësh një mikut të saj në Marok, duke u larguar në fshehtësi.

Ajo ka fjetur në hotelet më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akuzohet se ka ikur pa paguar faturat në disa prej tyre. Madje ajo ka tentuar të largohet nga restoranti pa paguar faturat.

Vajza që ka bërë mashtrime pafund nga viti 2013 deri në vitin 2017, po përballet me tre akuza dhe për momentin është e liruar me kusht.

“Znj. Sorokin e kishte për qëllim t’i paguante të gjitha detyrimet e saj, por për shkak të rrethanave të paparashikuara ajo nuk ishte në gjendje. Këto borxhe do të paguhen menjëherë”,-ka thënë avokati i Anna Sorokin, Todd Spoked.

Marrë dhe përshtatur nga: The New York Post

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anna sorokin bënte jetë luksi mashtrim miliardere shba anna sorokin bënte jetë luksi mashtrim miliardere shba

Sondazh

Poll