Sport

Ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, ish-lojtari i Real Madridit bie në pranga

12 Maj 2020, 17:12 Nga DOSJA
Ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës,

Një operacion i madh policor ka ndodhur në Spanjë, aty ku ka rënë në pranga dhe një ish-lojtar i Real Madridit. 43-vjeçari Edwin Congo ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Uniformat blu kanë arritur të zbulojnë gjurmët dhe i kanë arrestuar.

Ish-sulmuesi ka qenë në pronësi të Real Madridit, por ka qenë gjithmonë i huazuar në ekipe të tjera të dorës së dytë. Ai ka luajtur me skuadra si Levante apo Recreativo Huelva në La Liga, por pa arritur të lërë gjurmë.

Momenti më i përfolur i vetes së tij duket se ka qenë dita e sotme kur u arrestua për trafik kokaine. Një masë e tillë është mjaft e ashpër dhe ish-sulmuesi pritet ta pësojë keq.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport droge real madrid trafik droge real madrid trafik

Sondazh

Poll