Sport

Tri alternativa për një opsion, Bayern do me ngulm një mbrojtës të djathtë

12 Maj 2020, 15:24 Nga DOSJA
Tri alternativa për një opsion, Bayern do me ngulm një

Bayern po kërkon me ngulm për një mbrojtës të djathtë. Alternativat janë tri, të paktën deri tani. Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic konsideron si opsion kryesor mbrojtësin e Barcelonës, Nelson Semedo, i cili kushton 50 mln euro.

Portugezi pëlqehet edhe nga PSG dhe Manchester City, kështu që shanset për transferimin e tij janë të pakta. Radio Catalunya raporton se Bayern nuk është gati të paguajë kaq shumë për një lojtar, i cili nuk e ka treguar veten te Barcelona.

Alternativat e tjera janë Alvaro Odriozola (Real Madrid, aktualisht i huazuar në Mynih, por vetëm për një sezon) dhe i riu i Ajax-it, Sergino Dest.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mbrojtes merkato bayern mbrojtes merkato

Sondazh

Poll