Sport

Chiellini-Balotelli bëjnë paqe: “Të dua shumë”, momente nga biseda e dy futbollistëve

12 Maj 2020, 16:06 Nga DOSJA
Chiellini-Balotelli bëjnë paqe: “Të dua shumë”,

ITALI-Ditën e sotme, programi televiziv “Le Iene Shoë” ka bërë ndërmjetësin ndër Balotellit dhe mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini. 2 futbollistët ditën e fundit u futën në vorbullën e debateve dhe kjo për faktin se në librin e publikuar nga Chiellini përshkruhej Balotelli si një “person negativ”, pa respekt për grupin, duke iu referuar disa episodeve të ndodhura gjatë “Kupës së Konfederatave” të vitit 2013. Përgjigja e sulmuesit të Brescias në rrjetin social ishte një goditje e fortë. “Unë të paktën kam sinqeritetin dhe guximin ti them gjërat në fytyrë. Që nga viti 2013 do të kishe pasur shumë mundësi ta bëje, duke u sjellur si një njeri i vërtetë, por nuk i ke bërë ato. Kush e di se çfarë do të thuash ndonjë ditë për shokët e skuadrës, kapiten i çuditshëm. Ndërhyrja e programit “Le Iene” sjell dy kampionët e futbollit madje dukë bërë paqe.

BISEDA E DY FUTBOLLISTËVE

Chiellini: Përshëndetje Mario!

Balotelli: Është hera e parë në jetën time që  rrëmujën nuk e bëra unë!

Chiellini: Isha ziliqar! Sepse në jetë duhet të bësh gabime për tu përmirësuar!

Balotelli: Unë jam i përsosur, atëherë!

Iene: Do të bëni paqe apo jo?

Balotelli: Nuk ka pasur asnjëherë luftë djema, jua thashë!

Chiellini: Kishte disa mosmarrëveshje, më vjen keq por më është dashur të them diçka, Mario, atëherë do të të kisha shkruar por do të ta them personalisht, më vonë.

Balotelli: Mirë

Chiellini: Faleminderit për fanellën! Këtë do ta mbaj, me të vërtetë!

Balotelli: Të rri mirë! Sidoqoftë Giorgio, përveç shakave, unë u përgjigja në kuptimin që …

Chiellini: E bëre mirë! Isha I pavendosur, por të mos tregoja “asgjë” më dukej e rreme dhe hipokrite.

Balotelli: Me gjërat e këqija që mund të vijë, mua më gjete? Hahaha!

Iene: Në rregull, momenti i paqes, sidoqoftë Giorgio, doni të tregoni atij se në vitin 2013 me të vërtetë keni dashur t’i jepni dy shuplaka?

Chiellini: U dëmtua, ai u largua para se tja jepja!

Balotelli: Po thua për Kupën e Konfederatave?

Chiellini: Eh Mario … lërë tani.

Balotelli: Çfarë  kisha bërë?

Chiellini: Nuk të kujtohet?

Balotelli: Jo, përveç se u largova, çfarë ishte ajo që kisha bërë kaq keq? Betohem se nuk mbaj mend.

Chiellini: Kundër Brazilit, nja dy gjëra …

Balotelli: Jo prit, e mbaj mend tani! Që u nervozova se po humbnim e Gigi (Buffon) më tha: “Nuk jemi Brazili

Chiellini: Po, pak a shumë.

Balotelli: Mirë hajde, kjo nuk është diçka serioze. Unë u përgjigja kryesisht sepse, unë po të them të vërtetën, nuk e prisja nga Giorgio, në kuptimin që, nuk jam person negativ, jam një që tallet gjithnjë, tu përgjigja sepse të dua shumë, sepse nëse nuk do më plaste nuk do përgjigjesha.

Chiellini: Të gjithë përmirësohemi me kalimin e viteve, shiko? Kanë kaluar shumë vite, ne jemi të gatshëm të shkruajmë një faqe tjetër të librit.

Balotelli: Po nuk e publikoje dot librin pas 5 vjetësh?

Chiellini:Jam shumë plak Mario, unë heq dorë për pak! Pastaj nuk më lexon më njeri, ky është problemi! Tjetrin mund ta tregosh ti!

Balotelli: Jo, do ishte shumë i gjatë libri im!

Iene: Dëgjo Mario, ta bëjmë dhuratë librin nga Giorgio!

Balotelli: Po, grisi faqet ku flet për mua!

Chiellini: Premtim! (Chiellini shkruan dedikimin për Balotellin në librin e tij) “Marios, duke gabuar mësova shumë e do vazhdoj ta bëj cdo ditë. Të uroj më të mirën e shpresoj të të shoh shpejt në fushë!”

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli chiellini futbollistet italiane balotelli chiellini futbollistet italiane

Sondazh

Poll