Sport

Andi Lila i kthen përgjigje Agustin Kolës: Kush të tha se duhen 250 mijë lekë për Sindikatën?

12 Maj 2020, 14:59 Nga DOSJA
Andi Lila i kthen përgjigje Agustin Kolës: Kush të tha se duhen

Andi Lila ka kritikuar klubet shqiptare për angazhimin e tyre thuajse zero për të drejtat e lojtarëve. Duke iu referuar Asamblesë së djeshme të FSHF-së, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve ka ironizuar faktin se presidentët e klubeve votojnë “po” për të gjitha që i kërkon presidenti Armand Duka.

Agustin Kola ka reaguar menjëherë me një kritikë, duke deklaruar se Lila e ka mendjen vetëm te paratë. Ai gjithashtu ka theksuar se se u kërkohen para futbollistëve, në mënyrë që të bëhen pjesë e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.

Ja reagimi i Andi Lilës:

SFPSH, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Meglid Mihani, ka lëshuar edhe një deklaratë mbi atë që Agustin Kola ka thënë: “Për të drejtpërdrejtin, profesor Agustinin. Profesor keni gabuar në nuhatjen tuaj se Sindikata e Futbollisteve është prona e Andi Lilës, është e të gjithë futbollistëve. Profesor keni gabuar kur thoni se Sindikata nuk interesohet për futbollistet, këtë më mirë e dinë futbollistet.

Profesor të gjithë ne punojmë për para, se ushqejmë familjet tona, por asnjëri nga anëtaret e kryesisë nuk paguhet nga Sindikata. Sigurisht që nuk kemi bërë as tendera për të fituar ndonjë PARE. Unë të ftoj të vish nesër në Durrës dhe të shikosh se si janë përdorur lekët e aktivitetit, për të cilin të ka mbetur hatri se nuk u bëre pjesë.

Profesor, duke ju njohur se jeni i drejtpërdrejtë, më thoni ose privatisht ose publikisht se cili person ju ka thënë se duhen 25000 për t’u anëtarësuar në Sindikatën tonë. Duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës, për mua ky informacion ka shume interes. Meglid Mihani”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi lila kola sindikata andi lila kola sindikata

Sondazh

Poll