Bota

U ndryshoi ngjyra e lëkurës gjatë kohës që ishin të infektuar me Covid-19. Zbulohet arsyeja se përse ndodhi

12 Maj 2020, 19:00 Nga DOSJA
U ndryshoi ngjyra e lëkurës gjatë kohës që ishin

KINË– Dy mjekë kinezë, lëkura e të cilëve papritmas u errësua pasi u infektuan me koronavirus dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e rëndë gradualisht po kthehen në normalitet.

Dr. Yi Fan dhe kolegu i tij Yi, Hu Weifeng, u infektuan me Covid-19 teksa kujdeseshin për pacientët e infektuar që ishin të shtruar në spiatal. Por ajo që shqetësoi të gjithë ishte se nga erdhi ndryshimi i lëkurës nga e bardha në të zezë.

Sipas mediave të huaja, Profesor Duan Jun, nëndrejtor i Departamentit të Kujdesit të Mjekësisë, në spitalin e Miqësisë Kinë-Japoni, u shpreh se dy kolegët e tij janë trajtuar me antibiotikun e njohur si Polymyxin B. Ai ka shtuar se ky ilaç ka shkaktuar hiper-pigamentim në trupin e mjekëve, por gjendja e tyre ka filluar të përmirësohet.

Mësohet se, Doktor Yi ka fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse, sakaq ka rrëfyer makthin që ka përjetuar gjatë kohës kur ka qenë i infektuar. “Kur fillova të më rikthehej vetëdija, veçanërisht pasi u njoha me gjendjen time, më pushtoi frika. Shpesh kam pasur makthe”, u shpreh doktor Yi.

Burimi: TheSun

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr yi fan hu weifeng koronavirusi në kinë dr yi fan hu weifeng koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll