Sport

Koronavirusi prish planet e Tiranës dhe klubeve shqiptare për Kupat Evropiane, “Times” zbulon skenarët e UEFA-s

12 Maj 2020, 10:57 Nga DOSJA
Koronavirusi prish planet e Tiranës dhe klubeve shqiptare për Kupat

NYON-Koronavirusi mund të dëmtojë skuadrat e vogla sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Kjo gjë mund t’i ndodh edhe Tiranës. Ekipet shqiptare,malaze dhe shtete të tjera që kanë koeficent të ulët mund të mos luajnë në Champions dhe Europa League. Kjo gjë ndodh sepse edhe koha nuk premton, pasi muaji shtator është afati kur nisin kompeticionet europiane. Një lajm i keq për skuadrat shqiptare që nuk do munden dot të prezantohen në Europë. Megjithatë ky është skenari më i keq pasi gazeta “Times” tregon edhe opsione të tjera për Shqipërinë dhe Tiranën.

Ekipet me koeficient të ulët do të luajnë deri në raundin apo turin e katërt, por skuadrat e vogla nuk do të kenë mundësi të jenë në fushën 180 minuta, por vetëm 90 minuta. Pra, kualifikueset do të luhen vetëm me një takim. Një skemë e tillë vihet në zbatim në Azi dhe ndeshja luhet në skuadrën që ka koeficient më të lartë ose në fushë neutral. UEFA ka qenë e qartë me mesazhin e saj: t’u jepet përparësi garave kombëtare për të shpëtuar ekonominë e klubeve. Masa e saj e parë ishte shtyrja e Kampionatit Europian për në qershor 2021.

Një opsion tjetër është për shtetet e vogla që nuk kanë skuadra me koeficient të lartë është ai mos luajtjes së fare të takimeve. Thjesht do të formohen grupet e Champions League dhe Europa League në bazë të koeficienteve, ku skuadrat tona, me Tiranën në krye, mbeten jashtë kualifikueseve. Që nga fillimi i pandemisë së “COVID-19”,

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipet shqiptare tirana uefa ekipet shqiptare tirana uefa

Sondazh

Poll