Sport

Barcelona dhe Real Madridi në garë për yllin e Bayernit, fut hundët edhe Guardiola

12 Maj 2020, 14:21 Nga DOSJA
Barcelona dhe Real Madridi në garë për yllin e Bayernit, fut

Kingsley Coman sipas “Sky” mund të largohet nga Bayern Munchen. Me transferimin e mundshëm të gjermanit Leroy Sané, Coman do të ketë më pak mundësi për të luajtur në Mynih.

Francezi ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asiste këtë sezon në “Allianz Arena”. Ai luan në të dyja krahët e sulmit, ashtu si gjermani Sané. 23-vjeç e ka gjithë karrierën përpara dhe kërkon të mos “ngecë” në stol.

Coman kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi. Ai shihet si një lojtar me potencial për të ardhmen. Ndërkohë, Pep Guardiola mund t’i befasojë të gjithë duke hyrë në garë për francezin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern coman sane bayern coman sane

Sondazh

Poll