Sport

Mposhti koronavirusin, ish-futbollisti i Ajaxit dhe Barcelonës tregon vuajtjet: M’u deshën 4 javë për t’u rikuperuar

12 Maj 2020, 09:32 Nga DOSJA
Mposhti koronavirusin, ish-futbollisti i Ajaxit dhe Barcelonës tregon

FINLANDË-Jari Litmanen, ish-futbollisti i Ajaxit dhe Barcelonës tregon vuajtet që ka përjetuar gjatë kohës kur finlandezi ishte prekur nga Covid-19. 49 vjeçari tregon simptomat që ka ky ky virus dhe tregon se sa i lehtësuar ndihet që e ka kaluar këtë pandemi

M’u deshën 4 javë për t’u rikuperuar nga koronavirusi. Për fat të mirë simptomat nuk ishin që të rënda sa të më detyronin të shtrohesha në spital por e kalova këtë periudhë të vështirë i izoluar në shtëpi. Mund të them që është një sëmundje sfilitëse dhe ndonjëherë shumë e rëndë për trupin. Fizikisht nuk kam kaluar asnjëherë një gjendje të tillë. Mund të them me bindje se gjatë 4 javëve kur kam vuajtur në shtrat nuk e kam ndier asnjëherë mungesën e futbollit apo të sporteve të tjera. Mendimet në ato momente janë te gjendja shëndetësore”.

Përvec karrierës ne radhët e Ajaksit apo Barcelonës, finlandezi kaloi edhe një eksperiencë zhgënjyese në Angli me Liverpoolin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-futbollisti i ajaksit litmanen ish-futbollisti i ajaksit litmanen

Sondazh

Poll