Politike

Rama jep lajmin: Brenda muajit duam të hapim të gjithë kufijtë tokësorë, Shengeni do të jetë i mbyllur të paktën deri

12 Maj 2020, 13:55 Nga DOSJA
Rama jep lajmin: Brenda muajit duam të hapim të gjithë

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit maj të gjithë kufijtë tokësorë do të jenë të hapur në Shqipëri, nëse ecuria me pandeminë është pozitive. Gjatë konferencës online me gazetarët, Rama sqaroi se zona Shengen do të jetë e mbyllur deri më 15 qershor 2020, si data më e afërt.

Edi Rama: Nuk është çështja se do të hapet turizmi, por si do të hapet. Kjo është dilema më e madhe që unë kam. Shengeni është i mbyllur të paktën deri më 15 qershor. Mundësia e një vale të re, s’është e vogël. Duhet të ruhemi të gjithë. Brenda muajit duam që kufijtë tokësorë të hapen.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e kufijve zona shengen edi rama hapja e kufijve zona shengen

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2020, 13:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët, i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati dhe opozitës se ...