Politike

Detaje nga mbledhja, zbardhet biseda e Bashës me aleatët: Qeveria i ka braktisur, Rama i i dërrmoi të varfërit

12 Maj 2020, 13:22 Nga DOSJA
Detaje nga mbledhja, zbardhet biseda e Bashës me aleatët: Qeveria i ka

TIRANË-Fokusi i takimit të sotëm të koalicionit opozitar ka qenë vetëm një çështje, dhe bëhet fjalë për situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve.

Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Në fillim të takimit, Kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen.”- është shprehur Lulzim Basha.

Ndër të tjera është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria, si edhe është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.

Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.” – është shprehur Basha.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll