Politike

Sërish koalicion me LSI-në? Rama nuk e mohon: Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, deri më tani nuk shoh asnjë mundësi

12 Maj 2020, 13:20 Nga DOSJA
Sërish koalicion me LSI-në? Rama nuk e mohon: Në politikë

TIRANË– Kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë me gazetarët, i pyetur për një koalicion të mundshëm me LSI-në u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Sipas tij, LSI-ja ishte një forcë poltike e degraduar megjithatë shtoi se në politike kurrë nuk duhet thënë kurrë.

“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por deri më tani nuk shoh asnjë mundësi për të bërë koalicion me partinë e Presidentit. Konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore, ashtu sikundër edhe bindja jonë se është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa interes këtë temë diskutimi. Nuk e kmi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim. E përjashtoj, po!

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koalicion me lsi edi rama koalicion me lsi

Sondazh

Poll