Politike

Djegia e dokumenteve të tenderave të MSH, Rama: Të vërtetën le ta gjejnë mediat, s’kam dëshirë të merrem me opozitën

12 Maj 2020, 13:38 Nga DOSJA
Djegia e dokumenteve të tenderave të MSH, Rama: Të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë çështjen e zjarrit në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë konferencës së zhvilluar online sot me gazetarët që mbulojnë politikën në vend, Rama tha se e vërteta duhet çuar më tej nga mediat nëse ato duan.

Gazetarja: Zoti Kryeministër, opozita ju akuzon juve dhe MSh për tenderat sekretë. PD shkon më tej se dokumentet janë asgjësuar, si është e vërteta juaj?

Edi Rama: Unë jua lë juve ta gjeni të vërtetën, se fjala ime nuk ka peshë, se është fjala e një pale. Nëse do të gjeni diçka tjetër, bujrum bëjeni. S’kam dëshirë apo vullnet të vazhdoj të merrem me opozitën. Mendoj se është e turpshme ajo që opozita ka bërë në mënyrë të vijueshme duke ngritur akuza ekstreme dhe kaq. Qëndrimet tona janë të qarta. Tenderat sekretë nuk ekzistojnë. Dihet çfarë quhet sekretë, dhe nuk ka asgjë sekrete në Republikën e Shqipërisë. Si mund të quhen sekrete këto tendera?

Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur debati politik për tenderat ka kapur majën.

PD kërkon hetim të pavarur nga SPAK, duke e cilësuar këtë çështje si “test” final për efikasitetin e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që i hodhi më tej “dru zjarrit”, duke zbuluar se disa ditë më parë, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, janë djegur qëllimisht dokumentet që lidhen me tenderat sekretë. Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu nxitoi të përgënjeshtronte Bashën, por dje, sekretari i PD, Gazmend Bardhi publikoi një email të brendshëm që provonte ngjarjen e zjarrit. Tashmë pritet që SPAK të zbardhë më tej procedurën e ndjekur me këto tendera, në kohën që demokratët ngulmojnë se ka patur abuzime, ndërsa qeveria mbrohet duke thënë se procedura është e ligjshme.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tenderat e ministrise se shendetesise zjarr ne msh edi rama tenderat e ministrise se shendetesise zjarr ne msh

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2020, 13:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët, i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati dhe opozitës se ...