Politike

Rama i vendosur: Drafti për kultivimin e kanabisit miratohet brenda këtij sesioni parlamentar!

12 Maj 2020, 13:45 Nga DOSJA
Rama i vendosur: Drafti për kultivimin e kanabisit miratohet brenda

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ripohoi sot në konferencën e organizuar me gazetarët se, drafti për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një projekt serioz. Rama shtoi se ky tashmë është një trend botëror, dhe maxhoranca do e kalojë brenda këtij sesioni parlamentar.

Gazetarja: Pse jeni investuar sot tek kanabisi?

Edi Rama: E kam thënë më parë, që nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje sepse është koha për të vënë përpara situatën me trafikimin dhe kultivimin. S’është më një vit, tashmë është viti i katërt i konsolidimit. Kemi një vit që punojmë me draftin. Se nga vijnë idetë, unë s’jam nga ata që luftoj për copyright. Kjo tanimë është një trend botëror. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti per kanabisin edi rama kultivimi i kanabisit drafti per kanabisin edi rama kultivimi i kanabisit

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2020, 13:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët, i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati dhe opozitës se ...