Politike

Rama nuk bën mbrapsht: Nuk ka qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve, në kolegje zgjedhore nuk do të ketë gjykatës që nuk k

12 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
Rama nuk bën mbrapsht: Nuk ka qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të ketë ketë një qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve, kërkesë kjo e bërë nga Opozita e Bashkuar.

Në një konferencë live me gazetarët, Rama tha se nuk do ta pranojë aspak këtë kërkesë, pasi nuk bëhet fjalë për të marrë parasysh kërkesat e Opozitës, por për t’u dakordësuar me OSBE-në.

Kryeministri shtoi se gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore.

Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t’u takojë qytetarëve. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Presim që të dalim me një draft për të cuar përpara procesin,”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2020, 13:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët, i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati dhe opozitës se ...