Politike

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Nuk jemi konsultuar me BE-në por do miratohet brenda këtij sesioni parlamentar!

12 Maj 2020, 12:58 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Nuk jemi konsultuar me BE-në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët politikë në vend. I pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në vend, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk ishte konsultuar me Bashkimin Europian.

Megjithatë ai shtoi se konsultime ka pasur por me ekspertë të fushës në disa vende ku është proceduar gjithashtu për legalizimin e kanabisit mjekësor në jetën ekonomike të vendit. Kryeministri ripohoi se drafti për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një projekt serioz dhe se maxhoranca do ta kalojë brenda këtij sesioni parlamentar.

Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se brenda muajit maj të gjithë kufijtë tokësorë do të jenë të hapur në Shqipëri, nëse ecuria me pandeminë është pozitive, ndërsa to me zonën Shengen do të jetë e mbyllur deri më 15 qershor 2020.

Rama u pyet lidhur me akuzat e deputetit të PS-së, Ditmir Bushati dhe opozitës për oligarkët në vend, për të cilën numri një i maxhorancës ripërsëriti se në Shqipëri nuk ka të tillë dhe se termi po keqpërdorej.

Gjithashtu shefi i qeverisë shtoi se personat që opozita dhe Bushati i referohen si oligarkë paguajnë me shumë taksa gjatë qeverisjes se tij. Nuk kanë shpëtuar as pyetjet lidhur me ‘armëpushimin’ e vendosur me presidentin Ilir Meta, për të cilin u shpreh se nuk sheh asnjë mundësi koalicioni.

Kur na ndan edhe një vit nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të ketë ketë një qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve, duke e rrëzuar kategorikisht këtë kërkesë të opozitës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti per kanabisin edi rama drafti per kanabisin edi rama

Sondazh

Poll