Politike

12 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët, i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati dhe opozitës se në Shqipëri po favorizohen oligarkët.

“Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme, unë i mbetem asaj që kam thënë sepse e besoj edhe sot në Shqipëri nuk ka oligarkë.  Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur apo që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjetër. Oligarkë janë ata që influencojnë drejtpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë dhe caktojë axhenda politike në interes të tyre. Nuk ka asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe në qasje me interesat e vendit. Ky term përdoret në mënyrë të gabuar. Po flitet për disa njerëz që nuk janë bërë të pasur se erdhëm ne në qeveri, por kanë qënë ndër vite dhe me ardhjen tonë po paguajnë më shumë taksa,”– tha Rama.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama oligarket ditmir bushati edi rama oligarket

Sondazh

Poll