Politike

Basha takim me aleatët në selinë blu, nesër do të ulen në tryezë anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore

12 Maj 2020, 08:35 Nga DOSJA
Basha takim me aleatët në selinë blu, nesër do të ulen

Tiranë- Mesditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me aleatët në selinë blu, në të cilën është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe për Reformën Zgjedhore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nesër në orën 10:30 do të mblidhet sërish Këshilli i  Reformës Zgjedhore, i cili nuk do të jetë online, por do të zhvillohet në ambientet Pallatit të Kongreseve.

 

Takimi vjen në një moment kur ka rinisur mes palëve dialogu për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Reformës Zgjedhore u  deklarua nga palët se për këtë reformë do kenë një konsensus. Opozita kërkoi që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që  i gjithë procesi të mbarojë më 31 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet lulzim basha basha mbledh aleatet lulzim basha

Sondazh

Poll