Politike

Myslim Murrizi nxjerr fotot: 2 muaj pasi faturuan nga zyra abonetët, OSHEE në Fier në aksion, heq sahatet e dritave

12 Maj 2020, 10:39 Nga DOSJA
Myslim Murrizi nxjerr fotot: 2 muaj pasi faturuan nga zyra abonetët, OSHEE

Fier- Deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me foto se në qytetin e Fierit, OSHEE ka nisur një aksion për ndërrimin e sahateve, pasi faturan dy muaj nga zyra qytetarët, pa i parë aparatet në terren.

“OSHE ne “ aksion” per nderrimin e sahateve ne qytetin e Fierit. Pasi faturuan 2 muaj nga zyra sipas viti te kaluar ne te gjithe abonentet por sidomos BIZNESET qe kane qene te mbyllura kete vit nga gjendja e fatkeqesise, tani kerkojne te fshehin vjedhjet”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Pak javë më parë OSHEE njofoi se gjatë periudhës së pandemisë, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike.Sipas OSHEE-së qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtimi i parave. Nga kjo skemë përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike faturimi i enegjisë myslim murrizi faturimi i enegjisë myslim murrizi

Sondazh

Poll