Politike

Basha takim të pazakontë me qytetarët në Tiranë, u “shtrengon brrylin” dhe ruan distancën, kryedemorakti: Shum

12 Maj 2020, 08:07 Nga DOSJA
Basha takim të pazakontë me qytetarët në Tiranë, u

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se shqiptarët ndodhen në krizë ekonomike, pasi qeveria e Edi Ramës shumicës nuk u ka dhënë pagën e luftës dhe nuk ka mbështetur biznesit. Kryedemokrati ka zhvilluar takime me qytetarët nëpër Tiranë dhe shprehet se mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë bizneseve. Ajo që vihet re është se Basha këtë herë është takuar në mënyrë të pazakontë me ta, pasi për shkak të COVID-19 nuk u ka dhënë dorën atyre, ka respektuar distanicimin social, si edhe ka vendosur maska. Në një foto kryedemokrati “u ka shtrënguar brylin” qytetarëve.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.”, shprehet ndër të tjera  Basha.

Reagimi i plotë:

Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.

Një ditë më parë Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Selia blu deklaroi se qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll