Politike

“I shisnin sa frëngu pulën”, Rama inspekton depon farmaceutike me Manastirliun, frika për një valë të dytë Covid-19,

12 Maj 2020, 11:43 Nga DOSJA
“I shisnin sa frëngu pulën”, Rama inspekton depon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte sot për inspektim në depon e re farmaceutike pranë QSUT-së, e cila është rikonstruktuar së fundmi.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se deri dje nuk kishte garanci për barnat dhe shiteshin sa ‘frëngu pulën’.

Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa “frëngu pulën” farmacive të mbira si kërpudhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standarteve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT,”– tha Rama.

Më tej kryeministri bëri thirrje edhe për kujdes maksimal gjatë periudhës së karantinimit, sidomos tashmë që ka nisur lirimi i masave.

Kryeministri u shpreh se i druhet një vale të dytë, që mund të jetë më e fortë e e para, [asi kështu kishte lexuar një artikull për gripin spanjoll, vala e dytë e të cilit kishte qenë më e fortë se shpërthimi. Referuar kësaj, Rama tha që njerëzit mos ta marrin shtruar, por të ruhen.

Zoti e di çfarë do të ndodhë tani. Ne duhet të përgatitemi se çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet të jemi gati. është shumë problem kjo situata e hapjes sepse edhe mënyra si shkojnë gjërat sepse njerëzit janë relaksuar, hë me se nuk ka gjë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull interesant për gripin në Spanjë, dhe vala e dytë ishtë…Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur,”- tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se duke qenë se numri i pacientëve të shtruar me Covid-19 është ulur, por mendojnë se Sanatoriumi, “Shefqet Ndroqi”, të mos funskionojë më si spital Covid, por siç ishte para pandemisë. Manastirliu shtoi më tej se për këtë gjë, do të ishte mirë që të fokusoheshin vetëm tek infektivi.

Forcat janë përqendruar në QSUT. jemi duke menduar për mbylljen e spitalit COVID-2 duke qenë se numri i pacientëve është ulur, por duke u fokusuar në QSUT nga data 18. COVID-3, ish-kurirugjive do të jetë shumë shpejt gati për të përqendruar këtu trajtimin me COVID,”- tha Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama inagurohet depoja farmaceutike ogerta manasitrliu edi rama inagurohet depoja farmaceutike ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll