Politike

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Rama: Mirënjohje, na mësuan se hero të bën sakrifica

12 Maj 2020, 06:16 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Rama: Mirënjohje, na

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve është shprehur se këta të fundit janë heronj, pasi kanë luftuar çdo ditë me COVID-19. Rama ka theksuar se ka mirënjohje për çdo infermier që është në vijën e parë të luftës me virusin.

 

“MIRËMËNGJES Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri?? #RESPEKT? #DitaNdërkombëtareeInfermierëve “, shprehet Rama në një postim në Facebook.

872 të infektuar, 31 viktima dhe 654 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19, duke shënuar numrin më të ulët të rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit. Harta është zgjeruar me 2 raste në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e infermierëve edi rama dita ndërkombëtare e infermierëve edi rama

Sondazh

Poll