Politike

“Të fala Çimit”/ Taulant Balla përplaset me gazetaren për pagën e luftës së infermierëve, Dea: Mos iu shmangni pyetj

12 Maj 2020, 09:24 Nga DOSJA
“Të fala Çimit”/ Taulant Balla përplaset me

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përplasur me gazetarën e Syri.net, Dea Dervishi, e cila është ndalur që t’i bëjë disa pyetje shtesë, deputetes Klodiana Spahiu në lidhje me mjekët e spitaleve rajonale, që janë lënë jashtë pagës së luftës.

Pas kësaj pyetjeje, Balla i ka kërkuar gazetares që të ruajë distancën dhe të largohet, pasi klo deklaratë ishte bërë në nder të ditës së Infermierëve, për t’i falenderuar këta të fundit për shërbimet.

Pjesë nga biseda

Gazetarja Dea Dervishi: Ju lutem edhe një pyetje

Balla: Kaq ishte, këtu jemi për të falenderuar infermierët që…

Gazetarja Dea Dervishi: Kam edhe një pyetje tjetër, pse u lejuana ata dhe ne jo. Një pyetje, pse janë lënë jashtë pagës së luftës mjekët dhe infermierët e spitaleve rajonale?

Balla: Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin e të ardhurave nga pronarët…

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk merremi me këtë çështje,…

Balla: Ju lutem ruani distancën njëherë….Ju kërkoj ndjesë por kazani bën të veten…

Gazetarja Dea Dervishi: Po i shmangeni pyetjes, përsë janë lënë jashtë pagës së luftës?

Balla e shtyn dhe e prek në shpatull: Ruaj distancën, ne këtu kemi ardhur për të falenderuar infermierët dhe mjekët.

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time

Balla: Të fala Çimit

Gazetarja Dea Dervishi: Të lutem, jam si gazetare…

Taulant Balla dhe Klodiana Spahiu ishin sot pranë infermierëve për t’i falenderuar për punën e tyre dhe përkushtimin gjatë pandemisë, teksa u dhuruan edhe nga nja karafil.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balla perplaset me gazetaren dea dervishi taulant balla balla perplaset me gazetaren dea dervishi taulant balla

Sondazh

Poll