Politike

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Meta: Janë heronjtë e kësaj periudhe pandemie

12 Maj 2020, 08:31 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Meta: Janë heronjtë

Tiranë- Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve ka deklaruar se këta të fundit janë heronjtë e kësaj periudhe pandemie. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.
Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! “, shprehet Presidenti  Ilir Meta. 

Sot është Dita Botërore e Infermierëve. Kjo ditë është përkujtimi i ditëlindjes së  Florence Nightingale, infermieres e cila ka sherbyer  dhe ka ndikuar në ngritjen e rolit të infermierit në mbarë botën. Nightingale hodhi themelet e infermierisë profesionale me themelimin e shkollës së saj të infermierisë në Spitalin “St Thomas” në Londër në vitin 1860. Ishte shkolla e parë infermierore laike në botë dhe tani është pjesë e “King’s College London”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e infermierëve ilir meta dita ndërkombëtare e infermierëve ilir meta

Sondazh

Poll