Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: S’e parashikoj ç’mund të ndodhë më 31 maj, jam optimist në arritjen e një marrëveshjeje

12 Maj 2020, 06:05 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: S’e parashikoj ç’mund të

TIRANË– Data 31 maj është data përfundimtare që Komisioni për Reformën Zgjedhore të arrijë një marrëveshje përfundimtare për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli në Open në Top Channel për procesin.

Çfarë do të ndodhë më 31 maj?-e pyeti Eni Vasili.

Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë më 31 maj. Ne e kemi vullnetin të pranojmë çdo propozim të opozitës që është i pranueshëm edhe nga ODIR. Ne kemi mundësinë për ta votuar edhe pa opozitën, por duam që të arrijmë një marrëveshje me të gjithë aktorët. U tha edhe në emision më herët që secila parti duhet të heqë dorë nga diçka. Unë jam optimist në arritjen e një marrëveshjeje,“- tha Gjiknuri.

Marrë nga Hapur.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll