Sport

Shkencëtari jep arsyen se pse Messi është më i miri në botë

28 Mars 2019, 14:26 Nga DOSJA
Shkencëtari jep arsyen se pse Messi është më i miri në

Shkencëtari lider në fushën e sportit, Simon Brundish të jep përshtytjen e personit që e di se kush është futbollisti më i mirë në botë dhe thotë ‘Sa të jetë gjallë, është vetëm Lionel Messi’.

Nëse ti mendon se çdo lloj lojtari tjetër është më i miri në botë, Messi patjetër duhet të ketë thyer këmbën për një vit, ose ka vdekur ose ti po gënjen.

Duke pranuar se Messi konsiderohet në të njejtin grup me lojtarët më të mirë në histori të lojës, por kjo nuk duket sikur mjafton për të thënë që është më i miri. Kështu që Brundish ka një numër statistikash që sipas tij janë të majftueshme për ta mbyllur këtë debat përgjithmonë.

Atkualisht Messi ka një gol ose asistim çdo 48 minuta. Duke llogaritur se çdo ndeshje është pak a shumë 95 minuta e gjatë, i bie të prodhojë dy gola në një ndeshje.

Shumë pak i afrohen kësaj statistike, edhe pse Ronaldo ka pasur vite shumë të frytshme madje edhe e ka kaluar Messin me gola. Kohët e fundit edhe futbollistë si Luis Suarez, Neymar, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah gjithashtu kanë gjetur motivimin e tyre dhe shënojnë shumë për ekipet rrespektive.

Por prapseprap Brundish thotë se superioriteti i Messit qëndron jo vetëm të aftësia për të shënuar ose asistuar por ka statistikat më të mira në një system që quhet xG-build.

Ky përllogaritës u jep pikë çdo lojtari të përfshirë në një gol, pa përfshirë pasimin e fundit dhe golashënuesin.

Për shembull, nëse një portier ka filluar një lëvizje duke pasuar tek një mbrojtës, i cili më pas e ka luajtur topin në anësorin e majtë dhe më pas ky e asiston tek një sulmues për të shënuar, portieri dhe mbrojtësi do të marrin pikë nën sistemin xG-Build.

Duke marrë parasysh nivelin e lartë të Messit, do të duket logjike që rezultati i tij xG-build do të mbetet prapa sulmuesve, lojtarëve që kanë më shumë rol në fazën mesfushore për të ndërtuar për një gol.

Por Brundish thotë se nuk është taman kështu.

Duke përdorur të dhënat e sezonit të plotë të 2017/ 2018 nga faqja e internetit të statistikave të futbollit, Understat, Messi shënon shumë më të lartë në xG-build se disa nga lojtarët më krijues në botë, përfshirë Eden Hazard të Chelsea, Mesut Ozil të Arsenalit dhe Christian Eriksen të Tottenham. Ai gjithashtu mund me qëtësi Ronaldon, Salah dhe Neymar.

Simon Brundish, shkencëtar lider në fushën e sportit

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo lionel messi simon brundish cristiano ronaldo lionel messi simon brundish

Sondazh

Poll