Sport

Mbyllet historia, Tirana i paguan borxhin 35 milionësh Gjergji Muzakës

27 Mars 2019, 21:25 Nga DOSJA
Mbyllet historia, Tirana i paguan borxhin 35 milionësh Gjergji Muzakës

KF Tirana më në fund ka shlyer detyrimin ndaj Gjergji Muzakës.

Lojtari ka marrë paratë që i takonin, pra 35 milionët e mbetur, duke larguar përfundimisht një gjemb nga këmba.

Bardheblutë ia kanë dalë që pak ditë para mbylljes së afatit të licencimeve të paguajnë një borxh të madh, që mund të kishte pasoja të rënda për Tiranën, që ka thyer çdo limit të mundshëm të vënë nga Disiplina, më saktë dy muaj nga afati i fundit në pagimin e 107 milionëve ndaj ish-lojtarit bardheblu.

Tirana shpreson të ja dalë të marrë licencën për të luajtur në Europë dhe sigurisht për të zënë një vend në Europa League.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport borxhi 35 milionë lekë gjergji muzaka kf tirana borxhi 35 milionë lekë gjergji muzaka kf tirana

Sondazh

Poll