Sport

Hummels i lëshon kunja trajnerit gjerman: Njerëz marrin vendime që kanë ndikim mbi mua

27 Mars 2019, 21:14 Nga DOSJA
Hummels i lëshon kunja trajnerit gjerman: Njerëz marrin vendime

Hoachim Low para disa javësh dha një lajm të bujshëm për përjashtimin e tre bavarezëve Mats Humels, Tomas Myler dhe Zherom Boateng, nga kombëtarja gjermane.

Normalisht ky vendim nuk u prit shumë mirë nga lojtarët dhe ndër të vetmit që foli ishte Humels.

Qëndërmbrojtësi i Bajernit ka dhënë një intervistë për gjermanen “Bild”, ku ka thumbuar trajnerin Hoachim Low. Ai ka folur për shumë tema, por me vetëm një fjali ka komentuar dhe helmuar disi trajnerin e përfaqësues.

“Ndoshta unë bëjë gjëra, që nuk i pëlqejnë të tjerët. Unë nuk jam i zëmëruar edhe pse disa njerëz marrin vendime që kanë një efekt negativ mbi mua”.

Low mori një vendim që u komentua shumë, por që deri tani me rinovimin që i ka bërë skuadrës dhe fitoren ndaj Holandës është harruar dhe i jepet e drejtë.

B.N/ dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport hoachim low kombëtarja gjermane mats humels hoachim low kombëtarja gjermane mats humels

Sondazh

Poll