Sport

‘Romanca’ mes De Biasit dhe tifozave Kuqezi. ”O Ganiiiii, kthehu në kombëtare” (Foto)

27 Mars 2019, 19:09 Nga DOSJA
‘Romanca’ mes De Biasit dhe tifozave Kuqezi. ”O Ganiiiii,

Federata Shqiptare e Futbollit po kërkon një trajner të ri për kombëtaren pas shkarkimit të italianit Panucci.

Shqiptarët mesa duket duan rikthimin e Xhiani De Biazin, padyshim trajneri më i sukseshëm i kombëtares. Me trajnerin italian Shqipëria ka shkuar në Europianin e 2016-ës dhe ka bërë shumë paraqitje të mira duke pasur dhe një model loje të qëndrueshëm.

De Biazi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se ka krijuar një shkollë futbolli për të rinjtë. Por ajo që bie në sy është fakti se në komente kishte shumë fansa shqiptarë, që i kërkojnë atij të kthehet dhe të marrë drejtimin e Kombëtares.

De Biazi ka lënë vetëm kujtime të mira te shqiptarët, të cilët e kërkojnë pas. Në vetëm pak minuta ai ka marrë shumë komente ku shumica ishin nga shqiptarët.

B.N/dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fshf gianni de biazi kombetarja shqiptare fshf gianni de biazi kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll