Sport

Trajneri i ri i kombëtares, Duka: Pse jo një shqiptar

27 Mars 2019, 19:24 Nga DOSJA
Trajneri i ri i kombëtares, Duka: Pse jo një shqiptar

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka konfirmuar kandidatët e mundshëm për të marrë stolin e trajnerit të kombëtares.  

Përveç trajnerëve të huaj, ai gjithashtu lë të hapur edhe mundësinë e një shqiptari në drejtimin e përfaqësueses.

Nuk mund ta mohoj se kam biseduar me trajnerë shqiptarë dhe të huaj dhe gjatë këtyre ditëve do të konkretizojmë ndonjë gjë më shumë. Reja është trajner i mirë, ashtu si të tjerët, por nuk kam bërë asnjë bisedë konkrete. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi kohë për të vendosur, brenda muajit prill dhe të përgatitemi për ndeshjet e qershorit. Ajo që i jep më shumë avantazh një kandidati shqiptar është fakti që mund të njohë më mirë mentalitetin dhe mënyrën e komunikimit dhe ambientin. Kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë pse jo.

Kur është pyetur për emrat e Besnik Hasit apo Arjan Peços, Duka është përgjigjur.

Rrotull këtyre emrave, pasi nuk ka të tjerë. Pse jo dhe Ervin Bulku, pse jo dhe Sulejman Mema. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër nga Bulku dhe Mema, për mua ka qenë maksimal.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka fshf kombetarja shqiptare trajneret e mundshem armand duka fshf kombetarja shqiptare trajneret e mundshem

Sondazh

Poll