Sport

Një tjetër ‘CR7’ i vogël, Georgina Rodriguez pret fëmijën e dytë me Ronaldon?

27 Mars 2019, 18:04 Nga DOSJA
Një tjetër ‘CR7’ i vogël, Georgina Rodriguez pret

Georgina Rodríguez ishte në Estadio de la Luz të hënën duke mbështetur të dashurin e saj Cristiano Ronaldo, i cili luajti për Portugalinë në kualifikimin e tyre të Euro kundër Serbisë.

Ronaldo u dëmtua para se të shënonte gjysmë ore, por lajmi i madh në shtyllat e thashethemeve pas ndeshjes ishte mundësia që Georgina Rodríguez mund të ishte shtatzënë sërish, i cili do të ishte fëmija i saj i dytë bashkë me Ronaldon dhe i pesti për futbollistin.

E përditshmja portugeze “Correio Da Manhã” ishte e para që publikoi thashethemet në mediat sociale para se loja kishte mbaruar, bazuar në veshjen e Georgina, e cila nuk arrinte të fshehte atë që dukej si një fryrje në stomak.

Deri më tani as Georgina Rodríguez as Cristiano Ronaldo nuk kanë komentuar mbi këtë lajm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo femijet e ronaldos georgina rodriguez cristiano ronaldo femijet e ronaldos georgina rodriguez

Sondazh

Poll