Sport

Legjenda hollandeze: Ajax-i mund ta skualifikojë Juventusin

27 Mars 2019, 20:20 Nga DOSJA
Legjenda hollandeze: Ajax-i mund ta skualifikojë Juventusin

Sfida e dyfishtë mes Ajax e Juventus është ndeshja e Edwin Van der Sar. Ish-portieri, tani drejtor i përgjithshëm i klubit hollandez, i ka veshur të dyja fanellat.

Kundër Juventus do të jetë një ndeshje emocionuese , jemi të lumtur që jemi në një cerekfinale. Në Madrid kundër Real luajtëm në nivele të larta, shpresojmë ta bëjmë përsëri në Amsterdam kundër bardhezinjve. Skuadra ka besim, mund ta mundim Juventus.

Eleminimi i Real Madrid në Champions League ka kthyer vëmendjen nga talentet e Ajax, të rritur profesionalisht në vitin e fundit nga ndonjë ardhje e gjetur.

Kemi një skuadër të re të cilës i kemi shtuar eksperincë, si me Tadic e duke marrë në shtëpi Blind nga Manchester United.

Sfida e Amsterdam e pastaj kthimi në Torino do të jetë mundësia edhe për të parë nga afër talentin e De Ligt përballë Cristiano Ronaldo, nëse portugezi rikuperon nga dëmtimi:

E njoh mirë Cristianon, kam luajtur katër vjet me të, e di sa kujdeset për trupin e tij dhe sa i fortë është mentalisht. Do të bëjë gjithcka sepse do të fitojë e të kualifikohet, ashtu si Ajax. De Ligt ka një të ardhme të madhe përpara.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax juventus champions league edwin van der sar ajax juventus champions league edwin van der sar

Sondazh

Poll